
Faza e parë e jetës së fëmijës është edhe më e vështira, jo vetëm prej kujdesit që nevojitet por edhe për regjimin ushqimor të kufizuar.
CIA – Confederazione italiana Agricoltura e Vas- Verdi Ambiente e Società, ka shpërndarë dietën për fëmijët në fazën e parë të jetës së tyre.
Deri në 6 muaj- Përfshihet vetëm qumështi i nënës, pasi nuk nevojitet asnjë ushqim tjetër.
Pas 6 muajve- Fëmija fillon të rritet dhe në këtë moshë organizmi mund të konsumojë edhe ushqime të tjera, si fruta dhe perime të grira në mikser, supëra të ndryshme me vaj ulliri, ndërsa për të shmangur yndyrat shtazore, mund të përdorni djath, kos, peshk, dhe pak fare mish, por çdo gjë e grirë mirë.
Gjatë kësaj faze duhen shmangur, domatet, patëllxhanet, specat pasi përmbajnë solaninë, e cila është një përbërës toksik për sistemin nervor.
Nuk është e domosdoshme që të shmangni plotësisht kripën nga ushqimi i familjes, por mund të përdorni fare pak sa për ti dhënë shije.
Pas kësaj moshe duhet të shmangni domosdoshmërisht ushqimet industruale dhe të paketuara, sepse shpesh përmbajnë aroma, sheqer, kripëra dhe ngjyrues. Gjëja më e mirë që duhet bërë është që të ndiqet një dietë e shëndetshme në nivel familjar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





