Transmetuar më 26-05-2014, 14:20

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash të lehta.

Gjatë pasdites do të ketë grumbullim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe lokale në verilindje dhe juglindje të vendit. Sërish pjesa tjetër do të ndikohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë gjatë vlerave minimale ndërsa maksimalet do të mbeten të larta.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor dhe juglindor, ndërsa dallgëzimi në det do të arrijë deri në 1- 2  ballë.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë mot të paqëndrueshëm. Konkretisht me vranësira dhe shira do të paraqiten, ishujt Britanike, Europa qendrore dhe rajoni i Balltikut. Po ashtu, gjatë pasdites do të ketë fuqizim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në Portugali dhe Spanjë.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit