Transmetuar më 26-05-2014, 13:25

Gjatë gjithë kohës mund të gjenden lehtësisht në treg arra, dhe kjo është një gjë e mirë për gjithë ata që i pëlqejnë, por jo vetëm.

Kjo pasi ky lloj fruti i thatë ka një efekt pozitiv lidhur me stresin. Arrat janë në gjendje që të mbajnë nën kontroll reagimin fizik dhe psikologjik përballë situatave stresuese.

Sipas një studimi amerikan të publikuar në revistën shkencore “Journal of The American College of Nutrition”, thuhet se ngrënia e nëntë kokrra arrave në ditë, ndihmon për të reduktuar tensionin përballë situatave problematike të përditshme.

Studiuesit monitoruan tek individë të shëndetshëm, se si ndryshonte sjellja e tyre në publik përballë situatave të vështira.

U vu re se te ata persona që hëngrën rregullisht për një periudhë kohore nga nëntë kokrra arrë në ditë, arritën të mbanin një sjellje të mirë fizike dhe emocionale, duke përmirësuar dukshëm këtë qëndrim, krahasuar me ditët kur nuk i kishin ngrënë këto fruta të thata./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit