Transmetuar më 26-05-2014, 12:24

Gjumi ndihmon trurin që të eleminojë toksinat e akumuluara. Sipas një studimi të University of Rochester Medical Center në New York, thuhet se gjumi përfaqëson një moment kur aparati cerebral punon për parandalimin e sëmundjeve degjeneruese të trurit.

Sekreti për të pasur efekte të shëndetshme, është që të flihet një gjumë i mirë, pasi në këtë mënyrë ndodh edhe pastrimi i trurit.

Studimi u drejtua nga Dr. Maiken Nedergaard, i Center for Translational Neuromedicine në University of Rochester, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u mbajtën në vëzhgim disa minj, duke monitoruar funksionin cerebral të tyre, dhe modifikimet që pësoheshin gjatë gjumit.

Studiuesit vunë re se gjatë gjumit truri pastrohet me shpejtësi nga toksinat, në raport me momentin kur është zgjuar. Kësisoj studiuesit rekomandojnë një regjim gjumi prej tetë deri në nëntë orë në harkun e 24 orëve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit