Transmetuar më 26-05-2014, 12:11

Për aktivitetin seksual flitet kudo, në gazeta, në televizion etj., megjithëse gjithnjë e më tepër ka kuriozitet rreth tij. Më poshtë sjellim 6 kuriozitete interesante rreth seksit:

Humbja e virgjërisë– Ajo që dihet është se femrat piqen më herët seksualisht, mirëpo mosha mesatare kur një djalë humb virgjërinë është 16 vjeç, ndërsa për një femër humbja e virgjërisë ndodh pas moshës 17 vjeçare.

Të pasmet e meshkujve– Edhe pse janë të shumtë meshkujt që nuk e pranojnë, zona anale është një prej zonave më të ndjeshme për meshkujt, e cila iu stimulon kënaqësi të madhe.

Avantazhet e gjinjve të vegjël– Sipas studimeve të ndryshme, femrat me gjinj të vegjël janë më të ndjeshme dhe eksitohen më shumë, ndërsa me rritjen e përmasave ndjeshmëria sa vjen e rritet, kjo edhe me avancimin e moshës.

Mospërputhja seksuale– Nëse thuhet se dimensionet fizike nuk kanë rëndësi, ato ndikojnë në përputhshmërinë seksuale. Format dhe përmasat e organeve seksuale, shpesh çojnë që raporti të mos funksionojë normalisht, duke shkaktuar mospërputhje fizike, të cilat nuk kapërcehen me lehtësi. Këshillohet gjimnastika e organit seksual të femrës, për të fituar tonifikimin dhe muskujt, duke rritur kënaqësinë.

Meshkujt mbipeshë zgjasin më shumë– Shtimi i peshës te një mashkull bën që piku i kënaqësisë seksuale të vonojë më shumë për të ndodhur. Megjithatë studime të ndryshme theksojnë se obeziteti ndikon negativisht në performancën seksuale.

Rekordi i orgazmave– Rekordi i orgazmave te femra i ndodhur në harkun e një ore, sipas një studimi të kryer në laborator është 134 herë. Femrat kanë një anatomi të tillë sa që shpesh orgazma e disa hershme është çështje praktike./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit