Transmetuar më 26-05-2014, 10:38

Elbasan, 26 maj 2014, NOA.al- Një 67 vjeçar ka gjetur vdekjen në fshatin Katund i Ri në Elbasan.

67 vjeçari Hajdar Tafa pasditen e djeshme, teksa ndodhej në një ambient pranë banesës së tij ka rënë aksidentalisht nga një urë me lartësi 170 cm, nga ku ka gjetur vdekjen në kanalin që ndodhej poshtë saj.

Kanë qenë të afërmit e viktimës ata që kanë gjetur trupin e pajetë vetëm pak çaste pasi Tafës i kishte rrëshkitur këmba, duke përfunduar në kanal i pajetë.

Çdo tentativë për ta përmendur ka rezultuar e kotë pasi 67 vjeçari kishte gjetur vdekjen menjëherë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit