Transmetuar më 26-05-2014, 09:41

Laurence McCalla, është një djalë 14 vjeçar nga Romford në Britaninë e Madhe i cili po jeton një makth. Gjithçka nisi nga një dhimbje e thjeshtë fyti.

Nëna e tij për ta kuruar i dha një ilaç qetësues, mirëpo reagimi i saj ishte vërtetë tragjik.

Lëkura e adoleshentit nisi që të bjerë copa, duke u shkëputur nga trupi.

“Im bir nisi të ulërasë nga dhimbja dhe frika, dhe papritur lëkura e tij nisi të bjerë”, tha nëna e tij, Donnette.

Ilaçi në fjalë quhet Nurofen. “Ishte e tmerrshme, nuk arrija që ta njihja apo që ta prekja, ndryshoi rrënjësisht”, tregon më tej gruaja.

Analizat e mëtejshme zbuluan se i riu ishte prekur nga sindroma di Stevens-Johnson. Pas kësaj ai u diagnostikua prej saj, por thuhet se gjysma e viktimave vdesin prej kësaj sëmundje pasi nuk ka një kurë të njohur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit