Transmetuar më 26-05-2014, 09:28

Ndërsa ditët e fundit i nxehti ka qenë i ndjeshëm, kanë qenë të shumtë personat që kanë çelur sezonin e plazhit.

Në mesin e tyre, këngëtarja Eranda Libohova ka zgjedhur ujërat e Porto Romanos në Durrës, për të kaluar fundjavën e lënë pas.

“Fundjavë në plazh”, ka shkruar Eranda bashkëngjitur një fotografie ku e veshur me bikini të zeza dhe me një pëlhurë ngjyrë bojëqielli sipër ka treguar linjat e saj.

Më tej ajo ka postuar një tjetër fotografi teksa shëtiste buzë detit qetësisht, duke shijuar rrezet e diellit. Vihet re trupi super në formë i Erandës, i cili pavarësisht kalimit të viteve nuk ka pësuar asnjë ndryshim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit