



Gjirokastër, 26 maj 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Kakavijës ka bërë të mundur arrestimin e një personi i cili mbahej në vëzhgim prej kohësh nga uniformat blu.
I ndaluari u vu në pranga pasi në makinën e tij u gjetën dhe sekuestruan 45 kilogramë marijuanë.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip Fiat me targa AA 296 IM, i cili drejtohej nga 27 vjeçari nga Gjirokastra, Ermal Ndreu, në shasinë e makinës u gjetën dhe sekuestruan 45 pako me marijuanë.
Mësohet se drejtuesi i automjetit mbahej prej kohësh në vëzhgim dhe arrestimi i tij erdhi falë bashkëpunimit me policinë kufitare.
Nga hetimet e policisë u zbulua se lënda narkotike ishte blerë nga i riu gjirokastrit në Lazarat dhe kishte si destinacion Athinën./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





