Transmetuar më 26-05-2014, 01:03

Kryetari i Kuvendit njëherësh kryetar i LSI, Ilir Meta, thotë se respekton të drejtën për grevë, por dënon politizimin e kësaj kauze.

Duke reaguar për grevën e urisë së të shkarkuarve nga administrata, e nisur disa ditë më parë, kreu i kuvendit tha nga Përmeti se greva po politizohet.

“Greva është një e drejtë qytetare dhe ne e respektojmë. Nuk jemi dakord për faktin që kjo grevë po politizohet nga lidershipi i së djathtës”, tha Meta.

Më herët pranë grevistëve shkuan deputet e PD-së Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Mesila Doda. Ato i bënë apel sërish kryeministrit Rama të reagojë ndaj kësaj greve duke i kthyer të shkarkuarit në vendet e punës, bazuar në vendimet e gjykatave.

Të larguarit nga administrata, që prej katër ditësh janë ngujuar në grevën e urisë në tendat e vendosura pranë selisë së Kryeministrisë, në lulishten përballë Piramidës, po shfaqin problemet e tyre shëndetësore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit