
Një grua e re në Durrës, ka therur me thikë bashkëshortin e saj në mes të një picerie. I plagosuri gjendet në situatë kritike për jetën në spitalin lokal.
Burime zyrtare nga policia lokale i thanë agjencisë noa.al se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr 6 në mjediset e një picerie.
Vanesa Aliraj, 25 vjeçe, banuese në qytetin e Durrësit, është arrestuar në kushtet e flagrancës për plagosjen e të shoqit 27 vjeçar.
Nga hetimet dhe dëshmitë në vendngjarje bëhet e ditur se 25 vjeçarja Vanesa Aliraj, në ambientet e picerisë që ndodhet në lagjen nr.6 të qytetit të Durresit, ka pasur një konflikt të çastit me të shoqin.
"Çifti Aliraj ndodhej në një piceri në lagjen nr.6, të qytetit të Durrësit pasditen e sotme, rreth orës 18.30, duke darkuar. Por ndërsa po konsumonin ushqimin mes çiftit ka nisur një debat i ashpër, gjatë të cilit bashkëshortja ka goditur me thikë burrin e saj duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën", – thane burimet ne vendngjarje.
Në precipitim e sipër të sherrit, Vanesa ka goditur një herë me thikë në trup bashkëshortin e saj 27-vjeçar, duke i shkaktuar plagë serioze për jetën. I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit Rajonal Durres, ku edhe ka marrë ndihmën e parë. Ai ndodhet aktualisht nën trajtim mjekësor.
Autorja e dyshuar e kësaj ngjarjeje, Vanesa Aliraj është kapur menjëherë pas krimit, në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, së bashku me mjetin e krimit.
“Arrestimi i Vanesa Aliraj u bë përveprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, tha zyrtarisht policia.
Nga hetimet e para rezultoi se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të çastit, për arsye që janë duke u hetuar.
Ky është një rast i rrallë i krimit në familje ku gruaja masakron burrin me mjete të ftohta duke i rrezikuar seriozisht jetën. /a.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





