Transmetuar më 25-05-2014, 23:06

Një djalë i ri dhe një i mitur janë goditur nga rrufeja me pasojë vdekjen e të rriturit dhe plagosjen e të voglit, në komunën Jabollçishtë në Maqedoni.

Burime zyrtare nga policia lokale raportuan sot se 36 vjeçari Hasim F. nga fshati Jabollçishte i Velesit ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Ai ka vdekur në vend, nderkohe qe po mblidhte kërpudha në malin mbi fshat.

Përveç tij, i plagosur ka ngelur edhe një 12 vjeçar i cili po shoqëronte viktimën.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 13.45.

I plagosuri me urgjencë është dërguar në Spitalin e Velesit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit