Transmetuar më 25-05-2014, 19:29

Është Niko Rosberg mbreti i Montekarlos. Piloti i Mercedes arriti të mposhte konkurrencën e shokut të tij të skuadrës, Luis Hamilton, duke konfirmuar se nuk ka paqe mes tyre, pavarësisht se pilotojnë në të njëjtën skuderi.

Një sukses i dyfishte i Mercedes, që siguroi dy vendet më të larta të podiumit,  ndërsa i treti u rendit Ricciardo i Red Bull.

Vetëm vendi i katërt për Ferrarin me Alonson, ndërsa Raikonen ishte i pafat, teksa fillimisht u godit nga një makinë Marussia, më pas nga Magnussen.

Pritej surpriza që në kthesën e parë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Gjithsesi mes Niko Rosberg dhe Liuis Hamilton vazhdon rivaliteti që shpërtheu në përfundim të provave të së shtunës.

Piloti britanik, i detyruar të ndiqte korsinë e shokut të skuadrës, u nervozua nga strategjia e Mercedes për të mos e sulmuar Rosberg.

Me këtë vend të dytë Hamilton ndrepreu serinë e fitoreve radhazi, por u parakalua në renditje pikërisht nga gjermani, i cili mori kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm.

Me këtë situatë të krijuar pritet një kampionat edhe më i paparashikueshëm. Redi Bulli konfirmohet forcë e dytë, por vetëm me Daniel Riccardon, i cili mbylli një tjetër garë perfekte.

Sebastian Vettel, përkundrazi, duket se po piloton një makinë të mallkuar. 4 herë kampioni i botës doli jashtë garës në xhiron e 6-të, pas rënies së xhirove të motorit, por edhe të moralit.

Ferrari duhet të kënaqet me vendin e katërt që shkoi për Alonson, por gjithsesi protagonist për kokëkuqen ishte Kimi Raikonen, i cili në nisje arriti të linte pas shokun e skuadrës dhe Ricciardon, duke qenë shumë pranë zonës së podiumit deri në momentin kur u prek nga një makinë Marussia në ngjitjen pranë Kasinosë, çka i kushtoi një tjetër pit-stop dhe humbjen e shumë pozicioneve.

Për fat të keq, edhe pasi arriti të ngjitej në vendin e shtatë, u përplas sërish me Magnussen. Provë pozitive edhe për Fellipe Massan, që e mbylli garën në vendin e 7, ndërsa Jules Bianchi i dhuroi pikët e para në histori Marussias me vendin e 8-të, e më pas në të 9-të, pasi u penalizua me 5 sekonda për shkak se u vendos në pistën e gabuar kur në pistë ishte safety Car.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit