
Lloji i punës ndikon shumë në formën tonë fizike. Një studim i fundit amerikan bën të qartë lidhjen që qëndron mes kileve të tepërta dhe profesionit që ushtrojmë. Ja se kush janë më të rrezikuar për t’u bërë obezë…
A mund të ketë lidhje profesioni që bëjmë me formën tonë fizike? Është më i dobët një inxhinier apo një profesor?
A është i rrezikuar të bëhet obez dikush që punon në zyrë ose që ushtron një profesion të lirë?
Këto janë disa nga pyetjet që ka kryer Center for Desease Control and Prevention di Washington (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Uashington). Suplementi Ndryshe te gazeta Shqip raporton se pyetjet u shtruan tek shumë qytetarë amerikanë gjatë një studimi telefonik, për të gjetur një lidhje jo kaq shumë të shpjegueshme mes profesionit dhe formës fizike.
Kërkimet
Sondazhi telefonik në Uashington, që ka përfshirë popullsisë e qytetit amerikan, siç edhe kuptohet, është bërë nëpërmjet mënyrës telefonike duke përdorur Behavioral Risk Factor Surveillance System (BRFSS) (Faktorin e Sistemit të Vëzhgimit të Sjelljes së Rrezikut), ndërsa monitorimin e 626 vullnetarëve e ka kryer një grup prej 37 specialistësh të kësaj fushe. Ndërkaq, më poshtë do të zbuloni se cilët nëpunës janë më të “rrezikuar” nga obeziteti.
Gratë janë më në formë
Gratë rezultuan absolutisht më të dobëta, pavarësisht llojit të punës, sepse ato ishin më të kujdesshme në kryerjen e aktiviteteve fizike dhe në ushqyerjen e shëndetshme.
“Këmishë e zezë” për kamionistët
Ata të cilët kanë më shumë probleme me peshën rezultojnë të jenë shoferët e kamionëve.
Cilat janë punët më të “këqija”?
Ashtu siç e përmendëm pak më sipër, rreziku më i lartë i obezitetit i kanoset sektorit të transportit, por ka edhe sektorë të tjerë ku punëtorët shëndoshen shumë. Mes tyre janë sektori prodhues (29.9%), ai i instalimeve (29.3%) dhe i të punësuarve në kompanitë e shërbimit (26.6%).
Personeli i agjentëve të sigurimit
Personat që kryejnë detyrën e agjentëve të sigurimit (rojet) normalisht janë 2,46 herë më të predispozuar për të qenë obezë.
Në rrezik edhe sektori i pastrimit
Definitivisht mbi peshë kanë rezultuar edhe ata që punojnë në sektorin e pastrimit, me një normë shëndoshjeje prej 36.4%.
Zanatçinjtë-artizanët dhe infermierët
Shqetësuese është edhe situata e zanatçinjve dhe ajo e infermierëve me një normë shëndoshjeje respektive prej 29,9% dhe 25,2%.
Kategoritë me surpriza
Inxhinierët, avokatët, studiuesit, sociologët: janë të shumta kategoritë që nuk kujdesen për shëndetin dhe që nuk kryejnë asnjë lëvizje fizike. Megjithatë, mes tyre llogaritet edhe një “grup i vogël hollakësh”, të cilët i kushtojnë vëmendje stilit të jetës dhe mirëqenies.
Shëndoshja fillon në zyrë
Sondazhi gjithashtu thotë se, mesatarisht në një ditë pune, një punëtor shpenzon një të tretën e kohës, por edhe gjysmën e saj duke qëndruar ulur, madje edhe kur konsumon një vakt. Ndaj ky është një shqetësim tepër i madh për të cilin duhet pasur shumë interes luftimi. Në fund të fundit, puna është pjesë kryesore e ditëve tona dhe zbatimi i sjelljeve të shëndetshme në një ambient zyre është më se i domosdoshëm për një jetë të shëndetshme.
Cilat janë punët më të “mira”?
Punëtorët me linja më të mira janë sportistët (14%), profesionistët e lirë (20.4%), mësuesit (20,9%), punëtorët e sektorit të shitjeve (23,2%) dhe ndërtuesit (24%).
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





