Transmetuar më 25-05-2014, 13:28

Çifti shumë i dashur nga të gjithë, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë qenë bashkë në Portugali për të ndjekur live ndeshjen e Kupës së Kampionëve, që u zhvillua ditën e djeshme, si dhe për të përjetuar emocionet që të fal kjo finale.
“Ju përshendesim nga Lisbona. Live nga Champions League! Për kë do bëjmë tifo?”, ka shkruar Ermali si koment i fotos së postuar nga vetë ai në Instagram. Për kë të ketë bërë tifo Ermali në këtë super ndeshje, e cila përfundoi me rezultatin 4 me 1? /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





