Transmetuar më 25-05-2014, 11:08

Tropojë, 25 maj 2014, NOA.al- Është gjetur ditën e sotme trupi i pajetë i 47 vjeçares Sanije Gega, e cila rezultonte e humbur. Kufoma e saj është nxjerrë nga brigjet e lumit Valbonë, në fshatin Dushaj, në rrethin e Tropojës.

Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e 47 vjeçares më 27 prill të këtij viti, kohë në të cilën ajo u shpall e humbur nga policia. Të afërmit e saj  kanë mbërritur në ambientet e morgut, ku mbahet trupi i pajetë. Ata kanë mundur të identifikojnë kufomën.

Burimet bëjnë të ditur për agjencinë Noa.al se pas ekzaminimit nga ekspedita mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia njofton se dyshohet që Gega të jetë vetëmbytur. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit