Transmetuar më 25-05-2014, 08:34

Francesca Oliva, një 29 vjeçare Italiane ka gjetur vdekjen në klinikën Pinetagrande në Castel Volturno, Caserta, Itali, pasi solli në jetë tre fëmijë binjakë, nëpërmjet një lindjeje çezariane.

29 vjeçarja ka mundur ta marrë veten në muajin e gjashtë të shtatzënisë, pasi kishte kontraktime dhe shqetësime të shumta. Njëri prej fëmijëve, i seksit mashkull, gjeti vdekjen sapo lindi, ndërsa njëra prej vajzave, disa minuta më vonë. Fëmija i tretë (vajzë), arriti të mbijetojë, por përsëri ndodhet në gjendje kritike.

Trupat e fëmijëve të vdekur do të dërgohen në institutin e mjekësisë ligjore në Caserta për t’iu nënshtruar autopsisë, së cilës i janë nënshtruar më parë edhe organet e nënës.

Vajza e vetme, e cila ka mbijetuar, peshon 600 gramë dhe edhe pse gjendja e saj është e rëndë, “ka shpresa se ajo mund të shpëtojë”, është shprehur mjeku i klinikës, Vincenzo Schiavone.

29 vjeçarja Oliva kishte mbërritur në klinikë para dy ditësh. Pasi e kishte marrë veten disi, gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët vendosën që të ndërhynin në shtatzëninë e saj, nëpërmjet lindjes çezariane. Pas ndërhyrjes kirurgjike, gruaja shfaqi probleme të rënda me frymëmarrjen.

Në spital kanë mbërritur karabinierët e zonës, të cilët kanë marrë informacionet e nevojshme nga mjekët dhe dëshmitë e familjarëve. Deri në këto momente nuk rezulton të jetë paraqitur ndonjë denoncim mbi rastin, në polici./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit