Transmetuar më 24-05-2014, 19:46

Kapiteni i përfaqësueses angleze, Steven Gerrard insiston se ai është mirë shpirtërisht dhe është mëse i aftë për të udhëhequr kombëtaren e “Tre Luanëve” në Botëror.

Një gabim i tij në sfidën me Chelsea ishte një nga arsyet që Liverpooli humbi titullin në Premier League.

Por pavarësisht kësaj, futbollisti 33-vjeçar në një intervistë deklaroi se ka hedhur pas krahëve atë moment negativ dhe tashmë do të japë maksimumin që të ndihmojë kombëtaren ishullore të bëjë një paraqitje sa më të mirë në Kupën e Botës.

“Unë jam mirë, jam i entuziasmuar dhe mezi po pres momentin të luaj në Botëror. Jam në formë të mirë.

Ju të gjithë e dini se sa vuajta unë pas atij gabimi që bëra në sfidën ndaj Chelseat, megjithatë ajo gjë tashmë ka kaluar dhe unë nuk mund të ndryshoj asgjë.

Sigurisht kam qenë shumë i zhgënjyer pasi e kishim titullin në dorë dhe në tre ndeshjet e fundit hodhëm gjithçka në erë.

Gjithsesi çdo gjë gjë duhet parë në aspektin pozitiv sepse pas shumë vitesh ja dolëm të rikthejmë Liverpoolin në Uefa Champions League. Unë jam mirë shpirtërisht dhe mezi po pres momentin të luaj në Kupën e Botës”.

Një mendim i Gerrard shkoi edhe për lojtarët e shumtë të rinj që trajneri Roy Hodgson ka grumbulluar për në Kupën e Botës.

“Është diçka emocionuese të kesh në skuadër shumë djem të rinj. Mendoj se trajneri ka bërë zgjedhjen e duhur duke grumbulluar lojtarë me eksperiencë, por edhe futbollistë të rinj që kanë zhvilluar një sezon shumë të mirë me klubet e tyre”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit