Transmetuar më 24-05-2014, 15:04

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë, pjesa e parë e ditës do të jetë me mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit por herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash të lehta.

Në pjesën e dytë të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave në veri duke rrezikuar shira të dobët në ekstremin verior ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur pothuajse të njëjtat vlera në të dy ekstremet e ditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzimi 1 ballë.

Europa

Europa Qendrore dhe ishujt britanike do të ndodhen në kushte të paqëndrueshme atmosferike, vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, kjo për shkak të vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik në këto rajone. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbetet situata e motit në gadishullin iberik si edhe Italinë veriore por shirat në këto rajone do të jenë në sasi të pakta.

Ndërsa, krejt ndryshe paraqitet moti në Europën jugore, lindore dhe atë juglindore ku kthjellimet do të jenë dominuese./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit