Transmetuar më 24-05-2014, 14:42

Bulqizë, 24 maj 2014, NOA.al- Një person i deklaruar i zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur i vdekur në një kanal me ujë, duke u dhënë fund kërkimeve për ta gjetur të gjallë.
Haxhi Zogu, ishte denoncuar nga familjarët në polici si i zhdukur, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Viktima nga fshati Valikarth i Bulqizës, u gjet i pajetë nga banorët e zonës në një kanal me ujë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbulaur shkaqet e vdekjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





