Transmetuar më 24-05-2014, 14:26

Në San Paolo, të Brazilit mund të ndesheni me shumë sozi të Osama Bin Laden. Takime të pazakonta me sozinë e Bin Laden janë të përhapura gjerësisht në vend, nga disa lokale të frymëzuar nga terroristi i famshëm.

Nisma e rrallë nisi rastësisht, kur ishin të shumtë personat që i vunë në dukje baristit Francisco Elder Braga Fernandes, ngjashmërinë e madhe me Bin Laden, aq sa nisën ta thërrisnin Osama.

Francisco nuk u prek aspak nga kjo gjë, madje nisi ta marrë me sportivitet, aq sa i ndryshoi emrin lokalit nga “Barbas” në “Bar do Bin Laden”, i cili u shndërrua në një atraksion të vërtetë turistik.

Madje njëherë për shaka e kishte thirrur një producent televiziv, për të hyrë me një bombë të rremë në një emision, por Francesco thotë se nuk i pëlqen këto lloj shakash.

Ai siguron se është një njeri shumë paqësor dhe shumë larg dhunës, krejt e kundërta nga sozia e tij.

Por ai i Francisco nuk është i vetmi lokal i frymëzuar nga Bin Laden, pasi ka lokale nate, restorante e bare të tjerë që janë përhapëur gjerësisht për shkak të suksesit të tij./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit