Transmetuar më 24-05-2014, 14:09

Sergei Knurov dhe bashkëshortja e tij Alena, ndërtuan një model anije vërtetë të veçantë, ku për ndërtimin e saj përdorën vetëm para.

Sergei, i cili jeton në Mykolaiv në jug të Ukrainës, e nisi gjithçka duke përdorur paratë që kishte në arkën e kursimit, por për të përfunduar veprën e tij iu nevojtën qindarka të tjera, madje edhe kartmonedha.

Kështu Sergei u mundua që të gjente monedha kudo që të ishte e mundur, veçanërisht duke kërkuar reston nëpër dyqane vetëm në momedha hekuri, ndërsa u ndihmua nga e shoqja e cila e kishte pasion koleksionimin e monedhave.

Për ti ngjitur bashkë monedhat ata përdorën një ngjitës të veçantë, i cili ishte rezistent edhe në materialin e tyre.

Pas suksesit të arritur me anijen e parë, Sergei dhe Alena po projektojnë që të bëjnë një anije më të madje, por për këtë janë duke kërkuar një sponsor i cili duhet ti furnizojë me materialin bazë.

Në total paratë e përdorura për ndërtimin e anijes shkojnë rreth 300 euro./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit