Transmetuar më 24-05-2014, 10:13

Portali popullor i shitjeve dhe lajmërimeve eBay, ka denoncuar një sulm të dyshimtë nga hackerat, gjatë muajit shkurt dhe mars, dhe për këtë arsye fton përdoruesit që të ndryshojnë password-et.

Gjithsesi eBay siguron që të dhënat financiare nuk janë prekur dhe aktualisht po punon bashkë me autoritetet dhe ekspertët e sigurisë.

“eBay do të nisë që t’iu kërkojë ditë pas dite përdoruesve që të ndryshojnë password-et për shkak të një sulmi kibernitik i cili ka kompromentuar të dhënat e përdoruesve, por jo ato financiare apo kartat e kreditit. Në çdo rast, ndryshimi i password është zgjidhja më e mirë”, konfirmon eBay nëpërmjet një shënimi publik.

Më tej garantohet se po punohet me ekspertët e sigurisë për të hetuar lidhur me gjithë sa ka ndodhur, në mënyrë që të rikthehet siguria e klientëve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit