
Tiranë, 24 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 24 maj 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Për Lazaratin. Blushi: Tahiri trim, por të bindë Kryeministrin”.
Tituj të tjerë janë; “Kurbin, rrahu dhe ekzekutoi me armë të bijën 15 vjeçare, takonte fshehurazi një djalë. Nëna vret vajzën dhe veten”.
“Protesta, Basha: Ramës i ka ngelur vetëm largimi”.
“Fotot e Linda Ramës shtatzënë, Rudina Magjistari rrëfen lidhjen me Xhavitin”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Revoltë në PD: Basha Ik”.
Tituj të tjerë janë; “Koço Kokëdhima: Marrëveshja jonë për të rimëkëmbur pasuritë e banorëve te Himarës”.
“Peshkopi, festonin mbarimin e shkollës, humb jetën në aksident një maturante”.
“Tragjedia në Kurbin, nëna vret vajzën dhe veten, lë letër lamtumire”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Antikanabisi me avionë nga Italia. Fillon të hënën monitorimi nga ajri i gjithë territorit të vendit”.
Tituj të tjerë janë; “Protesta kundër narkotrafikut, opozita mbledh pak në bulevard. Rama ironizon”.
“Nëna vret vajzën 15 vjeç se donte të shkonte në ekskursion”.
“Ktheheshin nga ekskursioni, vdes në aksident maturantja”.
Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin kryesor, “Edi ik!”, por Rama nuk ra! Dje protesta e opozitës ishte civile. Basha u konfirmua si lider europian”. Tituj të tjerë janë; “Himara, Kokëdhima dhe pushteti i sotëm”.
“Bilanci i qeverisjes, opozita dhe drejtësia. Tre pyetje për tre përgjigje. Flasin analistët Rezart Xhaxhiu, Mentor Kikia dhe Erl Murati”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Facebook-u që vret, nëna masakron të bijën me plumb mbas shpine”.
Tituj të tjerë janë; “Berisha: Shefi i antikorrupsionit është furnitori i kokainës së Kryeministrit”.
“Protesta e opozitës, Basha: Rama ik, vendi ka nevoje për zot shtëpie”.
“Basti i kryeprokurorit. 4 dosjet e nxehta që do të ndërrojnë fatin e Shqipërisë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





