Transmetuar më 23-05-2014, 22:03

Thuhet se do të jetë dasma e vitit, në mos e dekadës, pasi është komentuar gjatë e gjatë, qoftë për shkak të famës së protagonistëve edhe prej kostos së ceremonisë. Kim Kardashian martohet nesër në Francë, me të fejuarin dhe babanë e vajzës së saj, Kanye West.

Çifti është fotografuar teksa po dilnin nga rezidenca e tyre në Paris, për të bërë festën para martesës në Palace of Versailles.

33 vjeçarja Kim vetëm pak orë pas ditës së madhe është shfaqur shumë sensuale, e veshur e gjitha me të bardha dhe më një dekolte provokuese.

Tamam si të ishte nuse ajo ishte trukuar deri në detaj, ndërsa fustani i saj sensual i kishte dhënë shumë nur, tamam si të ishte bërë gati për të vënë kurorë me babanë e vajzës së saj.

Ndërkohë Kanye 36 vjeç, ishte veshur me një kostum ngjyrë bezhë dhe me një kanotiere ngjyrë gri poshtë tij.

Në ambientet e jashtme para se të hipnin në makinë, ata u pritën nga dhjetëra e dhjetëra fansa, të cilët kërkonin që ti takonin dhe të fotografoheshin me ta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit