Transmetuar më 23-05-2014, 20:08

Zvicër, 23 maj 2014, NOA.al- Një shqiptar dhe një serb janë arratisur nga burgu në Zvicër. Të arratisurit janë shqiptari me iniciale L.B dhe serbi D.R.

Ata kanë qenë të burgosur në burgun e Frauenfeldit ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tyre. sipas mediave, dy të burgosurit janë arratisur në mënyrë të qetë, duke shëtitur në mënyrë të natyrshme nga oborri në ambientet e jashtme.

Kanë qenë me fat si duket, duke qenë se askush nuk i ka vënë re.

Sipas policisë kantonale të dy burrat ishin në paraburgim që nga shkurti i këtij viti, të akuzuar për vepra penale që lidhen me drogë dhe vjedhje. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit