
Gramsh, 23 maj 2014, NOA.al- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka inspektuar ditën e sotme Uzinën Ushtarake në Gramsh. Ajo ka parë nga afër repartet dhe mjediset e Uzinës, duke u ndalur në linjën e demontimit të municioneve dhe në linjën e shkatërrimit të armëve të lehta të këmbësorisë, projekte këto që financohen nga Agjencia e Mbështetjes e NATO-s (NSPA).
Gjatë vizitës së saj në Gramsh, ministrja Kodheli është takuar dhe ka biseduar nga afër me të gjithë personelin inxhiniero-teknik dhe punonjësit e Uzinës së Gramshit.
Uzina e Gramshit është një ndër tre uzinat ushtarake të FA dhe që është përfshirë në procesin e demontimit dhe shkatërrimit të municioneve të tepërta. Në këtë uzinë aktualisht janë të punësuar mbi 50 punonjës. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





