Transmetuar më 23-05-2014, 19:10

Ajo ka marrë pjesë për herë të parë në një film me “pullë të kuqe”, ndërsa të gjithë shokët dhe shoqet e saj të shkollës e kanë tallur dhe ofenduar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Ka qenë shumë e madhe dhimbja që i është shkaktuar 19 vjeçares nga Minnesota, SHBA, Alyssa Funke, e cila, ka rrëmbyer pushkën dhe është vetëvrarë në afërsi të liqenit Big Carnelia.

Ajo ka pasur një histori mjaft të vështirë. Familja e saj ka qenë e shkatërruar. Mbi të atin rëndojnë akuza të shumta për vepra penale, ndërsa e ëma ka qenë e dënuar për shpërndarje droge dhe braktisjen e fëmijëve.

Sipas asaj që raportonin mediat lokale, adoleshentja ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj me gjyshen nën mungesën e herë pas hershme të parave. Alyssa vuante nga depresioni. Ajo që e ka shtyrë drejt botës së pornografisë ka qenë pikërisht nevoja për para./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit