
Ka nga ata njerëz, të cilët nuk rrinë dot pa përdorur antidjersë, e sidomos tani që vjen stina e nxehtë e verës. Por problemi më i madh qëndron tek të gjithë ata që kanë problem me kimikatet dhe duan diçka natyrale
Më poshtë do të gjeni recetën për të bërë vetë një antidjersë, në kushtet e shtëpisë për veten dhe familjarët tuaj. Kjo antidjersë natyrale balancon pehashin e shkatërruar nga antidjersat komerciale, pakëson djersitjen, largon erën e keqe, nuk përmban kimikate prandaj mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë për të gjithë familjen.
Receta:
3 lugë gjelle Coconut Oil (Vaj Kokosi)
3 lugë gjelle Baking Soda (sodë buke)
2 lugë gjelle Shea Butter (gjalpë shea)
2 lugë gjelle niseshte misri
Vajra Esenciale (mentja dhe sherebela janë më të mirat për të larguar erën e keqe dhe për të ndaluar djersitjen).
Përziejini të gjitha mirë, dhe aplikojeni sa herë që të keni nevojë. Këshillohet të aplikohet në mëngjes, 20 minuta para se të vishni rrobat e preferuara. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





