Transmetuar më 23-05-2014, 17:56

Pasioni për mjetet me dy rrota në Vendet e Ulëta është diçka që tashmë dihet, por përveç se përdoret si një instrument ekologjik, tashmë mund të shndërrohet edhe në një mënyrë shumë të mirë për të karikuar baterinë e celularit.

Kështu, përveç korsive të biçikletave, të cilat mund të përdoren kurdoherë, mendja e zgjuar e holandezëve ka bërë që të ndërtohet në aeroportin Schiphol në Amsterdam disa pedale, të cilat bëjnë të mundur karikimin e baterisë së celularit.

Për një karikim të plotë duhet të pedalohet për një kohë prej 30 minutash. Stacioni i karikimit, i quajtur “WeBike” ka vende të ndryshme në të cilat mund  të pedalohet dhe çdo minutë kronometrohet. Kështu mund të lidhni vetë telefonin tuaj me spinën dhe ta karikoni atë nëpërmjet energjisë së muskujve tuaj. Ideja e krijimit të këtyre vendeve vjen nga një çift, sipërmarrës në ndërmarrjen “WeWatt. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit