Transmetuar më 23-05-2014, 16:24

Fotot selfie janë ato që po tundojnë jetën e njerëzve në vitin 20014. të nisura në rrjetin social Cheekis, duken se nuk duan të ndalojnë më së qeni pjesë e jetës sonë. Çdo minutë në botë realizohen miliarda selfie. Për të gjithë ata që mbase ende nuk e dinë se çfarë është  një “selfi”, ju informojmë se e tillë quhet një foto e shkrepur vetë, ku fotografohet personi vetëm, ose në bashkëpunim me persona të tjerë.

Nga më të mëdhenjtë e deri tek më të vegjlit, personazhe të famshëm e politikanë, selfiet kanë joshur botën dhe nuk kanë lënë pa përfshirë as personazhe si Presidenti Obama apo Papa Francesco.

Më poshtë do t’ju paraqesim disa të tilla, të cilat do t’ju vënë seriozisht në pikëpyetje inteligjencën njerëzore. Mes tyre do të gjeni “selfie sanduiç”, “selfie të pamundura”, “selfie të jashtëligjshme”, “selfie akrobatike” etj. Ju ftojmë te shfletoni galerinë për më shumë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit