Transmetuar më 23-05-2014, 16:22

Në Lisbonë do të shkruhet një tjetër faqe e historisë së Champions League, teksa për herë të parë në finale do të përballen dy skuadra nga i njëjti qytet, ose më saktë nga kryeqyteti i Spanjës, Madrid, me futbolk iberik që po dominon skenën ndërkombëtare këto vitet e fundit.

Reali i Madridit kërkon Championsin e 10, ndërsa Atletico të parin në histori, citon Supersport.

Statistikat dhe historiku i dy skuadrave madrilene flasin qartë në favor të Los Blancos, që janë ndjeshëm të avantazhuar edhe nga kompanitë e basteve.

Keofiçienti i fitores së formacionit të Carlo Ancelottit është 1.95, ndërsa basti i vënë për triumfin brenda 90 minutave të të besuarve të Diego Simeones shumëzohet me 3.85.

Për barazimin koefiçineti është 3.30. Kompanitë e basteve parashikojnë gjithashtu një ndeshje me pak gola, pasi koefiçienti që shënohen 2 ose më pak gola është 1.65, ndërsa ata që do të vënë bast për më shumë se tre gola do ta shumëzojnë shumën e vënë me 2.10. Ndërsa koefiçienti i golit brenda 29 minutave të para është 2.

Goli i Cristiano Ronaldos kuotohet 1.85, i Villas 3.50, i Bale 2.75 dhe i Benzema 2.50. Kontrolli i topit nga Los Blancos nga 50-60% ka koefiçientin 2.9, ndërsa që kjo finale do të vendoset nga penalltitë kuotohet 5.5.

Të gjithë këto shifra flasin në favor të Realit, por fjalën e fundit do ta thotë fusha e blertë në stadiumin Da Luz të Lisbonës, aty ku futbolli elitar do të zgjedhë mbretëreshën e re të Europës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit