Transmetuar më 23-05-2014, 15:48

Me rastin e Ditës së Tokës, e cila është festuar më 22 prill, Nasa kishte iniciuar një iniciativë, të cilën e kishte bërë publike në rrjetet sociale. Rrjeti hapësinor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte ftuar banorët e të gjithë botës të dërgonin një selfie të shoqëruar me hashtagun #GlobalSelfie.

Në foto duhet të specifikohej me saktësi vendi në të cilin ishte shkrepur fotoja. Me sa duket, ideja ka rezultuar e suksesshme. Në rrjetet sociale Facebook, Twitter, Google+ dhe Flickr, në adresat zyrtare të Nasa-s janë postuar nga qytetarët mbi 50 mijë foto.

Nëpërmjet selfieve të dërguara, Nasa ka krijuar një video dhe një hartë të botës, të formuar nga 36 mijë foto, të qytetarëve të botës. Ju ftojmë të klikoni më poshtë për të parë disa prej tyre. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit