Transmetuar më 23-05-2014, 14:50

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë dominues do të jetë moti i kthjellët pothuajse në të gjithë vendin me përjashtim të zonave malore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash.

Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të karakterit lokal, më të theksuara shirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Gjatë natës sërish do të ketë përmirësim të motit duke ri-sjellë motin e kthjellët në territor.

Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta si në vlerat e mëngjesit edhe në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë edhe dallgëzimi në det do të jetë i papërfillshëm.

Europa

Europa veriore dhe ajo veriperëndimore do të dominohen nga vranësira dhe shira ku më problematike situata do të paraqitet në Norvegji dhe Finlandë pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë. Po ashtu me shira do të mbeten gadishulli iberik si edhe Europa qendrore por në këto rajone shirat do të jenë me intensitet të ulet.

Ndërsa, moti i kthjellët do të jetë dominues për vendet mesdhetare, Europën juglindore si edhe vendet e balltikut./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit