Transmetuar më 23-05-2014, 13:32

Lezhë, 23 maj 2014, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku nënë e bijë janë gjetur të vrara me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Kuqe, ku një grua rreth 40 vjeç dhe vajza e saj rreth 15 vjeç janë gjetur të pajeta në banesën  tyre, ndërsa dyshimet e para flasin për një krim të kryer nga gruaja, e cila fillimisht ka vrarë vajzën dhe më tej veten.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e saj. Mësohet se viktimat janë identifikuar si Mimoza Keqi dhe Sara Keqi.

Dyshohet se vajza ka tentuar të largohet nga familja për të shkuar në një ekskursion me shkollën dhe nëna nuk e ka lejuar, gjë që ka acaruar më tej situatën dhe debatin mes tyre deri në përdorimin e armës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit