
Tiranë, 23 maj 2014, NOA.al- Plagosja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet, ku mbeti i plagosur 41 vjeçari Luan Byberi, lindur në Bajram Curri dhe banues në Kamëz, ka vënë në lëvizje uniformat blu.
Mësohet se si pasojë e të shtënave Luan Byberi ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, Tiranë.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit i thanë Noa.al, se në sajë të hetimeve është bërë e mundur që të identifikohen autorët e saj, të cilët janë tre vëllezërit Shpëtim Gaxha 43 vjeç, Dëfrim Gaxha 36 vjeç dhe Besnik Gaxha 47 vjeç.
Tre vëllezërit Gaxha menjëherë pas ngjarjes janë larguar me një automjet tip “Skoda”, me targë “AA902BY”.
Nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në banesat e tyre si dhe është bërë shpallja në kërkim e tyre. Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja dhe një armë zjarri pistoletë tip TT.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





