Transmetuar më 23-05-2014, 10:10

Sarandë, 23 maj 2014, NOA.al- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim prej disa vitesh.

I ndaluari është 47 vjeçari nga Memaliaj, Shefit Mihaj, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se Miha është dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Sarandës, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

46 vjeçari, në 17 qershor të vitit 1997, në fshatin Metoq të Sarandës ka vrarë me armë zjarri Muharrem Halilin.

Informacionet e marra në rrugë operative nga policia, çuan në arrestimin e të shpallurit në kërkim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit