
Peqin, 23 maj 2014, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Pekisht të Peqinit. 59 vjeçari Isa Frehati me banim në këtë fshat, duke drejtuar mjetin e tij tip “Ford Fiesta”, me targë PE 2709A, ka aksidentuar të miturin Xh.B., 4 vjeç, gjatë kohës që ky i fundit po kalonte rrugën.
I mituri u dërgua në spitalin kirurgjik Elbasan prej plagëve të shumta, ku mori mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme ku vetë drejtuesi i mjetit u ndal për ti dhënë ndihmën e parë fëmijës.
Lidhur me këtë rast u bë shoqërimi i 59 vjeçarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





