
Më thuaj formën e fytyrës të të them preferencat seksuale – Sipas një studimi kinez është e mundur qe duke analizuar tiparet e fytyrës te lexosh dëshirat seksuale te dikujt
A mund te zbulojmë dëshirat seksuale te një personi vetëm duke pare tiparet e fytyrës? Sipas një studimi kinez te Siang Mien-it, kjo është e mundur. Zbuloni me poshtë detajet. Të gjitha karakteristikat e mëposhtme përputhen si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Vetullat
Të shkurtra dhe te rralla: Nuk ka shumë dëshira seksuale. Është me spiritual.
Të plota dhe me kënd: Person i fiksuar pas seksit
Sytë
Ngjyrat e çelëta: Ka dëshirë te përjetojë ndjesi te reja dhe preferon zgjidhjet e shpejta. Kënaqet lehtësisht seksualisht.
Ngjyra e errëta: Pasionant dhe i vështirë për t’u kënaqur.
Hunda
Një hunde me cip tregon se personi është ëndërrimtar dhe romantik. Nuk është aspak i interesuar për aventura erotike.
Një hundë me kurriz tregon se personi ne fjale është i fiksuar pas seksit dhe fantazon tej mase.
Buzët dhe goja
Goja e madhe: Ne përgjithësi personat me goje te madhe janë te duruar dhe marrin kohen e duhur për te arritur kënaqësinë.
Goje e vogël. Këta persona janë ëndërrimtarë dhe kreativë. Nga ana tjetër e arrijnë shpejt orgazmën.
Buza e poshtme e trashë: Personi është aventurier dhe aspak besnik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





