Transmetuar më 22-05-2014, 01:19

Monza (Itali) – Një ngjarje makabër ka ndodhur në Itali, ku ka si personazh kryesor një 21-vjeçare. Vajza shqiptare akuzohet për vrasje të foshnjës, pasi nga të dhënat ka dhënë të vdesë fëmijën në ujë.

21-vjeçarja është nënë e një fëmije tjetër që është më shumë se 1 vjeç. Ajo është marrë në pyetje nga policia dhe ka pranuar ngjarjen.

E reja ka dhënë versionin e saj për atë çfarë ka ndodhur duke refuzuar akuzën e vrasjes. 21-vjeçarja është shprehur se kishte mësuar vetëm pak kohë më parë se ishte shtatzënë dhe se nuk e donte fëmijën.

Pas kësaj ajo ka tentuar t’i japë fund shtatzënisë kur ishte shtatë muajsh. Ajo ka pranuar se ka marrë ilaç për abort. Më 25 prill ajo ka përjetuar dhimbje dhe si pasojë ka lindur fëmijën në banjë.

Foshnja e gjinisë femër, ka vdekur në ujin e tualetit. Këtë e tregon autopsia, sipas të cilës foshnja 1.300 gramë dhe 30-javëshe mund të kishte mbijetuar.

Fillimisht, vajza shqiptare e cila banonte tek zona Busto Arsizio ne Monza, kishte deklaruar se nuk e dinte që ishte shtatzënë, por më vonë e ka ndryshuar dëshminë duke thënë se kishte mësuar një gjë të tillë kur ishte katër muajshe.

Avokatja e saj thotë se 21-vjeçarja është në gjendje të keqe dhe se ka ndërmarrë një veprim të tillë pasi e ka menduar të vështirë rritjen e një fëmije të dytë pa punë.

Policia italiane tha se e reja u arrestua ndërsa po përgatitste largimin për në Shqipëri. Policia dyshon se e reja nuk dinte as kush ishte babai i bebes dhe as nuk kishte mundësi të rriste fëmijën. Tashmë 21 vjecarja gjendet në burgun e Monza. Dyshimet jane se 21 vjecarja ka gelltitur nje pilule per te nxitur deshtimin e femijes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit