Transmetuar më 22-05-2014, 23:58

Në tregun ndërkombëtar të drogës, një kilogram kokainë jo plotësisht e pastër kushton jo më pak se 100 000 euro. Rreth 9 milionë euro është vlera në tregun narkotik të drogave të forta, të kokainës së zbuluar

Rreth 89 kilogramë kokainë me destinacion Shqipërinë janë sekuestruar nga autoritetet e Ekuadorit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme ekuadoriane, e cila në faqen e saj zyrtare shkruan se gjatë një operacioni policor në qytetin e Guajas u sekuestrua sasia e narkotikëve e cila do të udhëtonte drejtë Portit të Durrësit.

Agjentët fiskalë dhe policia e anti-narkotikëve kishin vënë në hetimi një shtetas me inicialet Homar L. i cili ishte arrestuar për krime të ndryshme dhe posedim lendësh narkotike.

Deri tani autoritetet kanë mundur të sekuestrojnë në qytetin e Guajas 9 ton drogë që nënkupton një goditje të fortë ndaj rrjetit ndërkombëtar të trafikut.

Shefi i antinarkotikut të Guajas, Omar Baez Paredes tha se agjentët e shërbimeve të inteligjencës bashkë me qentë e antidrogës kanë kontrolluar kontanierët ku fshihej droga, e cila u gjet nën një dysheme të dyfishtë e paketuar në 80 pako. Kontanierët ishin në pritje për tu transportuar përmes detit në anije që po tregtonin produktet ekuadoriane në tregjet ndërkombëtare.

Sasia e drogës do të kalonte në tregjet botërore përmes portit të Guajakuil, por inspektimi i policisë ndërpreu planet e trafikantëve. Ministria e Brendshme ekuadoriane tha se hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e trafikut ndërkombëtar.

Në tregun ndërkombëtar të drogës, një kilogram kokainë jo plotësisht e pastër kushton jo më pak se 100 000 euro. Rreth 9 milionë euro është vlera në tregun narkotik të drogave të forta, të kokainës së zbuluar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit