
Tiranë, 22 maj 2014, NOA.al/Klodiana Kotorri – Një 28 vjeçare nga fshati Prush i Tiranës, është gjetur e vrarë në banesën e saj.
Xhoana Fjolla, nënë e dy fëmijëve është gjetur e pajetë, e larë në gjak nga të afërmit e saj, ndërsa pranë trupit i është gjetur edhe një armë zjarri tip pistoletë.
Gruaja ishte mbyllur në dhomë për disa minuta, ndërsa të afërmit e saj kishin qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje në kushte të rënda depresive për shkak edhe të armës pranë trupit të pajetë, ndërsa është shoqëruar në polici bashkëshorti i saj.
Aktualisht nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





