
Në vitin 1995 një grup gazetarësh francezë mbërrijnë në Tiranë për të realizuar një film me temë: Tranzicioni shqiptar.
Ata shoqërojnë një ish të dënuar politik, të arratisur në Francë në vitin 1989 dhe që po kthehej në vendin e tij pas 6 vitesh, në një kohë kur sistemi politik kishte ndryshuar. Filmi është ndërtuar duke ndërthurur aktualitetin me të shkuarën. Pra i njëjti personazh, ish i dënuari politik, rikujton jetën nën komunizëm, ndërkohë që vendoset në ambiente e rrethana të ndryshme në aktualitet.
Gazetarët francezë kanë përjetësuar në imazhet e tyre edhe një numër personazhesh të njohur të kësaj kohe, por edhe evente kulturore, duke na sjellë të gjallë edhe panoramën e Shqipërisë me gjithë hallet e mundet e kësaj periudhe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





