Transmetuar më 22-05-2014, 22:06

Facebook po ndjek gjurmët e Shazam, aplikacionit telefonik i cili dëgjon tinguj muzikor në ambient dhe jep informacione lidhur me to.

Përditësimi i radhës lidhur me aplikacionet e rrjetit social Facebook, parashikon një funksion të ngjashëm si Shazam, që nëpërmjet mikrofonit të telefonit do të njohë atë që do të transmetohet në ambientin përreth, jo vetëm muzikë, por edhe programe televizive dhe filma, me synim shpërndarjen e tyre.

Kështu platforma e Mark Zuckerberg, do të përditësohet gjithnjë e më shumë me botën e zbavitjes. Ky opsion i ri do të jetë në murin e profilit dhe do të jetë në gjendje që të njohë këngën në sfond apo diçka tjetër.

Por këtij aplikacioni do ti duhen 30 sekonda për të njohur tingujt, ndërsa ndryshe nga Shazam, risia që vjen nga Facebook është se do të njohë edhe seriale televizive, disa porograme dhe filma.

Për të parandaluar polemikat për privatësinë, rrjeti social bënë me dije se asnjë tingull nuk do të memorizohet nga aplikacioni.

Kjo risi do të vijë në përditësimet e reja të aplikacioneve për Android dhe iOS gjatë javëve të ardhshme, por aktualisht vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit