
Korçë, 22 maj 2014, NOA.al / Perditesuar- Breshëri automatiku janë regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal të mbushur me njerëz në një fshat të Korçës.
Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të shumta materiale, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Ngjarja është shënuar sonte ora 20.00 në një lokal në qendër të fshatit Pojan, ku një person i cili është shpallur në kërkim nga policia ka shkrepur armën drejt lokalit
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërsa paraprakisht dyshohet për konflikte të çastit, çka ka bërë që autori të shkojë në shtëpi, të marrë armën dhe të hapë zjarr.
Burime zyrtare nga policia lokale i thane agjencise noa.al se "nga hetimet paraprake rezulton si , autor i kesaj vepre penale eshte shtetasi A.G., banues ne Pojan, i cili pas nje konflikti te castit me shtetasin E.V., ka qelluar, ne ajer me arme zjarri, por pa shkaktuar deme ne njerez apo deme materiale". Policia tha se po vazhdon puna per kapjen e tij dhe sqarimin e metejshem te kesaj ngjarjeje./k.k/a.y/noa.al/
Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen:
Më datë 22.05.2014, në fshatin Pojan- Korçë është qëlluar me armë zjarri. Nga kryerja e veprimeve në vendin e ngjarjes rezultoi se shtetasi I.G, 25 vjeç, banues në Pojan, ka tentuar të vrasë duke qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin K.V, 37 vjeç banues në Pojan, por pa i shkaktuar dëmtime trupore. Nga ana e Komisaritit të Policisë Korçë u bë shpallja në kërkim dhe vazhdon puna për kapjen e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





