


Mynih, 23 Maj 2014 NOA.al – Ambra Meda, bukuroshja shqiptare që po lufton me tumorin në një spital në Gjermani, ka përgatitur një videomesazh që gjeni më poshtë të plotë dhe të titruar në anglisht.
Një video prekëse, që ju vë në lëvizje, ju bën të kuptoni se jeta është e shkurtër për të qëndruar të ndarë, të veçuar, larg njerëzve që i doni dhe ju duan.
Një video që do t’ju shtangë, kur gjatë momenteve që ajo flet, fillimisht shfaqet e kuruar me kujdes, me makijazh të plotë dhe flokë që e sjellin Ambrën edhe më bukuroshe se kohë më parë.
Por më pas, do të zbuloni Ambrën e vërtetë që gjendet sot. Dhe Ambra do ta bëjë këtë shumë mirë, qartë, që të gjithë të kuptojnë se nuk kanë rëndësi flokët, edhe sep ato janë gjysma e bukurisë, ndaj ajo flak paruken nga koka, shqit qerpikët false, fshin make-up nga fytyra dhe rrezaton një fytyrë të qeshur e të ëmbël, duke dhënë dhe një mesazh domethënës.
Ndiqeni më poshtë ose këtu!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





