
Sipas një studimi të fundit është dalë në përfundimin se bashkëshortët, pra personat e martuar me njëri-tjetrin, janë më shumë të ngjashëm mes tyre, sesa mund të mendohej. Asnjë gjë nuk është rastësore.
Shkencëtarët e sjelljeve kanë krahasuar ADN-në e 800 çifteve të martuara me atë të njerëzve të bashkuar rastësisht për një studim. U zbulua se të martuarit kishin më shumë ngjashmëri në ADN sesa ata që ishin të huaj për njëri-tjetrin.
Sipas kërkuesve të Universitetit të Kalifornisë, kjo shpjegon pjesërisht përse njerëzit priren të martohen me dikë që jeton pranë tyre apo që ka të njëjtën etni me ta. Që në përzgjedhjen e gjatësisë, dikush vendos të bëhet çift me dikë që ndan ADN të ngjashme me të. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





