Transmetuar më 22-05-2014, 18:34

Tiranë, 22 maj 2014, NOA.al- Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian  Christian Danielsson, me të cilin biseduan mbi përgatitjen e progres-raportit të Komisionit Evropian, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Meta ka vlerësuar përkushtimin e KE procesit të zgjerimit dhe veçanërisht ndaj Shqipërisë, duke shprehur besimin se progres raporti i ardhshëm i Komisionit do të reflektojë punën e madhe që është bërë gjatë këtij viti në drejtim të përmbushjes së prioriteteve të axhendës evropiane.

Nga zyra për shtyp e Kryetarit të Kuvendit bëhet e ditur se Meta ka theksuar që Kuvendi është përqendruar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e pavarura, me shoqërinë civile dhe me grupet e interesit, në funksion të rritjes së rolit të tij mbikëqyrës dhe të avancimit të axhendës parlamentare përmes parimit të gjithëpërfshirës.

Bëhet e ditur që Meta dhe Danielsson kanë diskutuar mbi axhendën e reformave të nisura me fokus në reformën administrative e territoriale dhe reformën në fushën e drejtësisë

Në përfundim Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e ndarjes së politikës nga drejtësia dhe shprehu vullnetin e maxhorancës për të punuar me opozitën dhe faktorët e tjerë në funksion të zgjidhjeve efikase./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit