
Një 58-vjeçare nga Treviso e Italisë është tashmë në një proces gjyqësor sepse akuzohet se ka helmuar 3 qentë e qiramarrësve të saj, pasi kishin 2 muaj që nuk paguanin qiranë e shtëpisë.
Gruaja 58-vjeçare rrezikon deri në 18 muaj burg. Ajo akuzohet nga çifti, të cilët në vështirësi ekonomike për shkak të humbjes së punës nuk kanë mundur të paguajnë qiranë në kohë.
Ata thonë se e kanë parë në oborrin e shtëpisë kur gruaja i ka hedhur qenve disa qofte, por që më pas rezultuan të ishin me helm. Ndërsa pronarja e shtëpisë e përgënjeshtron këtë fakt. “Atë natë kam qenë në Napoli”, ka thënë ajo.
Sipas mediave italiane bëhet e ditur se raporti i vështirë mes tyre daton disa kohë më parë kur pronarja e shtëpisë i dërgonte çiftit vazhdimisht mesazhe fyese. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





