Transmetuar më 22-05-2014, 17:02

Durrës, 22 maj 2014, NOA.al- Një 23 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka denoncuar në polici babanë e saj, për shkak se ai ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhunë mbi të.

E reja ka thënë para efektivëve të Durrësit se i ati, 50 vjeçari me iniciale T.T e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht duke e kërcënuar me fjalët: “Do të vras, na turpërove”.

23 vjeçarja është në proces divorci nga bashkëshorti i saj. Ajo jeton e vetme në banesën që më parë ndante me bashkëshortin. Ndërkaq, është plotësuar Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për të renë nga Durrësi. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit